SPAK zbardh atentatin ndaj Ardian Çapjas, urdhri u dha nga Suel Çela; kush është snajperisti që tentoi ta eliminojë
SPAK ka dhënë sot informacion zyrtar për operacionin dhe urdhrat e arrestit të ekzekutuar dje ndaj anëtarëve të bandës së Suel Çelës.
SPAK ka zbardhur atentatin me snajper ndaj Ardian Çapjas, ngjarje e ndodhur në Elbasan.
Raportohet se urdhri për ekzekutimin e tij u dha nga Suel Çela. Sipas burimeve, ndaj Ardian Çapja ka qëlluar snajperisti nga Shkodra, Prekë Kodra, i cili është në mesin e 21 personave ndaj të cilëve SPAK ka lëshuar urdhër arresti.
Organizata kriminale që drejtohej nga Suel Çela me qëllim kontrollin e territorit kishte si synim kryesor eleminimin fizik të anëtarëve të një grupi tjetër të strukturuar kriminal i cili vepronte po në qytetin e Elbasanit dhe që konsiderohej si kundërshtar i organizatës kriminale që drejtohej nga Suel Çela.
I gjithë aktivitetit financohej nga paratë që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si; Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.
“Gjatë hetimit të këtij procedimi penal nr.193/2023 është dokumentuar vrasje e mbetur në tentativë me snajper në dëm të shtetasit, Ardian Çapja, në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit”, njoftoi SPAK
Masat e sigurimit janë dhënë për personat e mëposhtëm:
Marjus Lulaj (alias Suel Çela), – 36 vjeç, banues në ElbasanMario Çela – 35 vjeç, banues në ElbasanXhino Roka – 33 vjeç, banues në TiranëKlaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), – 37, banues në ElbasanSergej Hasanpapaj – 30 vjeç, banues në ElbasanBruno Hazizolli – 34 vjeç, banues në ElbasanLedio Zabeli – 33 vjeç, banues në ElbasanMarsel Roka – 37 vjeç, banues në TiranëAdo Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku), – 39 vjeç, banues në TiranëPreke Kodra – 48 vjeç, banues në Malësinë e MadheFuad Verzivolli – 48 vjeç, banues në ElbasanMetin Mehja – 27 vjeç, banues në ElbasanRenato Hasani – 35 vjeç, banues në ElbasanSkender Sufaj – 34 vjeç, banues në TiranëArtan Hoxha – 50 vjeç, banues në TiranëElton Qyno – 39 vjeç, banues në TiranëPajtime Fetah – 65 vjeç, banues në ElbasanDedan Gjoni – 48 vjeç, banues në TiranëMarsel Shega (alias Bujar Shega), – 51 vjeç, banues në TiranëHajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa) – 40 vjeç, banues në TiranëBlerina Beqiri – 39 vjeç, banues në Elbasan
Veprat penale të dyshuara:
“Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të Ardian Çapja, ngjarje e ndodhur në datën 08.06.2020;
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje në dëm të E. K. dhe B.M.
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
“Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal”.
“Grup i strukturuar kriminal”.
“Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
“Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim.
“Shpërdorim detyre”.
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” .