SPAK trondit Ilirjan Celibashin, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike të votimit
lirian Celibashi
SPAK dyshime për abuzime me tenderët e pajisjeve elektronike…
Prokuroria e Posaçme ka futur në sitë kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin. Mësohet se SPAK ka nisur hetimet mbi tenderët për pajisjet elektronike të votimit në vendin tonë.
Më datë 16 gusht në adresë të KQZ ka mbërritur një shkresë, e firmosur nga Altin Dumani, ku kërkohen të dhëna mbi 2 tenderë për pajisjet elektronike. Kjo shkresë konfirmon se kanë nisur hetimet mbi këta tenderë.
“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevoja të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës të prokurimit me nr.”REF-83073-12-23-2020″ me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikim e tyre paszgjedhor” dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. “REF-89113-03-04-2021”, me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave”, thuhet në kërkesë.
Bëhet fjalë për firmën Smartmatic International Holding B.V. me vlerë të ofruar prej rreth 19 mln USD. Shikohet se vlera fituese është mjaft pranë me vlerën e fondit limit. Përkatësisht është sa 90.4% e tij.
Kompania në fjalë ishte e vetmja pjesëmarrëse në tender, pasi 5 kompani të tjera u tërhoqën nga gara.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në datën 14 janar 2021, përfundoi fazën e vlerësimit të ofertës dhe zgjidhjes teknike, të paraqitur nga operatori ekonomik “Smartmatic International Hlding B.V” pjesëmarrës në procedurën prokuruese me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre pas zgjedhor”. Kompania Smartmatic International Holding B. V, brenda afateve ligjore paraqiti dokumentacionin, zgjidhjen teknike dhe ofertën ekonomike me vlerë: 19.975.774,23 USD pa T.V.SH dhe e konvertuar në lekë referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për datën 23.12.2020 me vlerë: 2,016,354,627.56 lekë pa TVSH”, thoshte KQZ në një njoftim për mediat në atë kohë.
Por, kjo kompani nuk është e panjohur në Shqipëri. Në datën 18 nëntor 2019, pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore kjo kompani ka bërë demonstrimin e pajisjeve teknologjike, qoftë për identifikimin, ashtu edhe për votimin dhe numërimin elektronik.
E njëjta kompani ka zhvilluar gjithashtu takime me partitë kryesore politike, si edhe procesin zgjedhor brenda vetë PS-së.
ilirjan celibashi8 770×399
640 0 2dc68ebfb5441c4e26289446df1872c6
Burimi