SPAK “shtrydh” zotin Lam, mbi dy orë në pyetje për aferat me legalizimet! Kur do të trokasin prangat?

SPAK “shtrydh” zotin Lam, mbi dy orë në pyetje për aferat me legalizimet! Kur do të trokasin prangat?

Arsyeja e thirrjes së Lames në SPAK mësohet se është mbi një dosje të Prokurorisë së Posaçme sa i takon legalizimeve në këmbim të votës për zgjedhjet lokale te vitit 2019.

Ish kreu i Kadastrës, Artam Lame ka dalë nga SPAK, pas më shumë se dy orësh. Ai është marrë në pyetje lidhur me dyshimet për abuzime me legalizimin e pronave.
Lame hyri në ambientet e SPAK në orën 15:00 dhe ka dalë pas orës 17:00. Arsyeja e thirrjes së Lames në SPAK mësohet se është mbi një dosje të Prokurorisë së Posaçme sa i takon legalizimeve në këmbim të votës për zgjedhjet lokale te vitit 2019. Lidhur me këtë rast, pak kohe me pare u vunë në pranga një ish-punonjës i ALUIZNI-T dhe një ish kryeplak.
Pas daljen nga ambientet e SPAK, Lame tha para mediave se është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni, në lidhje me një ngjarje që ka të bëjë me Kadastrën.
“Jam thirrur si person në dijeni për një çështje që është nën hetim nga SPAK që ka lidhje me Kadastrën”, tha Artan Lame pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
SPAK ka prova dhe raporte e ekspertime ligjore, që vërtetojnë se gjatë 10 viteve, Artan Lame ka shkatërruar, falsifikuar e zhdukur genplane, planimetri, harta, certifikata e regjistra hipoteke, emra pronarësh legjitim, sipërfaqe tokash, trojesh e objektesh, duke bërë pronarë politikanë, qeveritarë, zyrtarë drejtësie, policie e kriminelë.
Më 18 qershor 2022, pas arrestimeve në kadastrat Vlorë, Sarandë, Durrës e Tiranë, u konstatua se nga 2342 regjistra në Tiranë, vetëm 250 janë të pa dëmtuar, ndërsa 1100 regjistra janë zhdukur; qindra faqe janë hequr, zëvendësuar, grisur, e falsifikuar nga banda e Artan Lames.

Anti-krimi konstatoi, se 11 mijë e 230 faqe të lëna bosh dhe 1800 dosje të falsifikuara në emra pronarësh e sipërfaqesh në Tiranë, Vlorë, Durrës, Kavajë e Lezhës, bazuar në rendin numerik e kohor, janë bërë pas 26 marsit 2019, periudha pas emërimit të Artan Lames, drejtor kadastre.
Se çfarë zullumesh ka bërë Artan Lame deri më 10 mars 2023 kur Edi Rama e largoi nga detyra, këtë e zbuluan 8 grupe prokurorësh, të cilët më 20 qershor 2022 nisën verifikimet në regjistrat e kadastrave të rretheve përkatëse, por befas e ndërprenë hetimin më 25 gusht 2022.
Thirrja e tij në SPAK sot është një shenjë e mirë, por Prokuroria e Posaçme nuk duhet të ndalet thjesht me marrjen në pyetje të Lames. Ajo duhet të veprojë sa më shpejtë dhe të dërgojë pas hekurave drejtorin më të korruptuar të Ramës./Pamfleti
Burimi