SPAK mësyn në Elbasan, Ervin Karamuço zbulon çfarë pritet të ndodhë gjatë 24 orëve të ardhshme

SPAK mësyn në Elbasan, Ervin Karamuço zbulon çfarë pritet të ndodhë gjatë 24 orëve të ardhshme

21 masa sigurie u lëshuan sot nga SPAK, mes të cilëve gazetarë, drejtues policie dhe ish-gjyqtarë në kuadër të një operacioni ndërkombëtar.
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi në emisionin “Now” në Euronews Albania se operacioni i SPAK është në kuadër të Europol dhe Eurojust, i zhvilluar njëkohësisht në disa vende.
Karamuço tha se nesër SPAK pritet të zbulojë rolin e gjithsecilit në grupin kriminal por shumë informacioni pritet të jenë të rezervuara për shkak të sekretit hetimor.
“Duhet të jemi të rezervuar se SPAK nuk ka dhënë detaje. Ka pasur një operacion në lidhje me përgjimet e Sky Ecc. Tashmë është bërë normale në SPAK që hetimet avancojnë lidhur me këto komunikime dhe madje për çështje konkrete. Nesër do të jepen detaje për rolin e gjithësecilit. Do jetë me e shtjelluar se për çfarë bëhet fjalë. Atëherë do të kuptojmë se çfarë ka qenë ky operacion dhe cilët janë këta njerëz me masa sigurie konkrete. Ka një ndjeshmëri të lartë dhe të jemi të rezervuar se kemi dhe gazetarë të përfshirë duhet të shohim se çfarë ka SPAK kundër tyre dhe të shohim se si do të vijojnë hetimet e më pas gjykimi.
Ky ka qen një operacion ndërkombëtar. Njëkohësisht që zhvillohej në Shqipëri, është zhvilluar edhe jashtë në kuadër të Eurojust dhe Europol. Nesër, ashtu siç kemi parë nga rastet e mëparshme, do jepet një narrativë më e gjer, akuzat dhe roli i gjithësecilit. Do jemi më të qartë për trajtuar më pas, por do ketë gjëra të rezervuara për shkak të sekretit hetimor”, tha ai.
Burimi