SPAK e mori të pandehur, Berisha i hakërrehet Dumanit: Përbindësh i fëmijëve autikë

SPAK e mori të pandehur, Berisha i hakërrehet Dumanit: Përbindësh i fëmijëve autikë

Ish-kryeministri Berisha në një konferencë për mediat ka folur lidhur me marrjen nën hetim nga SPAK për aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”.
Ai ka sulmuar prokurorët e SPAK, konkretisht kreun e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanin duke e quajtur si hajdut dhe monstër. Ndësa kryeministrin Rama e ka cilësuar si “Padroni vrarës, përdhunues dhe hajdut”.
Lidhur me hetimin nga SPAK të Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” të Liri Berishës, kreu i PD tha se SPAK ka vendosur në dosje të aktakuzës ndaj tij emrat e fëmijëve autikë përfitues të bamirësisë. 
“Hajdut sa hajduti SKAPi partisë prokuroria private e Edi Ramës që Juri Kim ua serviri shqiptarëve si heroi i fëmijëve por janë monstrat (Përbindësh) e fëmijëve tanë përfshi dhe ato autikë. 
Për të zbatuar urdhrat politikë të Edi Ramës jo vetëm paraqesin si krim virtytin e bamirësisë të dëshmuar në mënyrën më transaperente e ligjore. Kanë vendosur në dosje të aktakuzës ndaj Sali Berishës emrat e fëmijëve autikë përfitues të bamirësisë.
Kur ke bërë pazare me vrasësit, për t’u pasuruar vetë, për të blerë apartamente vila, që me rrogën tënde nuk i blije dot kurrë, apo kur ke përdorur paratë e vrasësve, përdhunuesve, për shkollimin e fëmijëve apo për bixhoz, kur ke përdorur detyrën e besuar për të bërë jo prokurorin, por skllavin e tij dhe ke shitur çdo gjë njerëzore, dhe je zhveshur e shpërfytyruar nga morali njerëzor, t’i bëhesh më i ligë se padroni yt vrasës. Bëhesh më hajdut se hajduti, më vrasës së vrasësit. Të tillë janë anëtarët e organizatës kriminale SKAP. Janë monstra”, tha Berisha.
Në dosje zbulohet se vetëm në drejtim të fondacionit të Liri Berishës Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë derdhur në vitet 2010-2022, 8.6 mln lekë të reja, 24 mijë euro dhe 8200 dollarë.
“Argita e Jamarbër Malltezi kanë korruptuar mua dhe Berishën se në mënyrë të përvitshme kanë paguar me bankë tarifën e fëmijëve autikë. Ka kontribuar 118 mijë euro. Falenderoj me mirënjohje Abin dhe Argitën se kanë vazhduar traditën më fisnike të shqiptarëve, bujarinë e bamirësinë që ka pasur në kohë vlerësimet më të larta”, tha Berisha.
Ish kryeministri Berisha pranoi se ka lexuar dosjen 500 faqe, të cilën siç thotë është hartuar nga “mercenarë që kanë hartuar me porosi politike të Edi Ramës dhe jo vetëm, por dhe atyre diplomatëve të korruptuar që në mënyrë të përsëritur kërkuan arrestimin tim”.
“Nuk kam rezervë për ta publikuar që nesër vetëm do shihni qindra e mijëra emra që kanë futur për të mbushur faqet”, u shpreh Berisha.
Burimi