SPAK çon për gjykim Albano Jankun, afera korruptive me KS Tiranën fundos ish-arbitrin ndërkombëtar

Ish-arbitri ndërkombëtar, Albano Janku, është dërguar për gjykim nga ana e SPAK, pas hetimeve disamujore për përfshirjen e tij në një aferën korruptive në dosjen “5D”. Janku ka qenë pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave për tenderët dhe sipas SPAK ka dhënë në mënyrë të padrejtë tendera në favor të një kompanie të caktuar, e cila duhej të rindërtonte edhe palestrën e mundjes së Klubit Sportiv Tirana.
“Nga hetimet e kryera është provuar fakti se i pandehuri Taulant Tusha në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe të pandehurit Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albanon Janku në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në tre procedurat e prokurimit të organizuara nga Bashkia Tiranë, kanë favorizuar dhe i kanë krijuar shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik”, shkruhej në njoftimin e SPAK.
Më pas, saktësohej që të pandehurit do të çoheshin për gjykim, duke përfshirë edhe akuzën për ish-gjyqtarin e njohur shqiptar, i cili së fundmi ishte rikthyer të bënte rregullisht detyrën e tij edhe si vëzhgues gjyqtarësh i FSHF.
“Albano Janku, i akuzuar për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal (sipas përmbajtjes së kësaj dispozite para ndryshimeve të kryera me ligjin nr.43/2021, datë 23.03.2021).”, shkruhet në njoftimin e SPAK.
Mund t’ju interesojë gjithashtu: https://pamfleti.net/aktualitet/spak-mbyll-hetimet-per-dosjen-5d-ceshtja-shkon-per-gjykim-ne-gjkko-i259109albano janku ish-arbitri ndërkombëtar spak
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente