“S’kanë lidhje me politikën”, Vangjeli ironizon ministrat e Ramës: Nuk i njeh njeri, as emrat nuk ua dinë!

“S’kanë lidhje me politikën”, Vangjeli ironizon ministrat e Ramës: Nuk i njeh njeri, as emrat nuk ua dinë!

Analisti Lorenc Vangjeli duke folur për deputetët e Kuvendit i quajti disa prej tyre si të padukshëm. Ai gjithashtu shtoi se ka disa ndarje mes ministrave.
I ftuar në emisioni “Top Story”, Vangjeli theksoi se shumë prej ministrave të rinj të emëruara nga Rama  nuk kanë lidhje me politiken
“Nuk ka asnjë arsye që mund ta kushtëzojë interpelancën, me njeriun që e interpelon, me marrëdhënien e tij politike me njeriun që ka firmosur kërkesën apo kushdo tjetër qoftë. Interpelanca shihet nëse është apo jo në kushtet e rregullores, nuk di se sa pervalon sepse lexohet një nen apo një pikë e tij, është shpifje apo jo.
Nëse do të ishte kështu kryeministri do të shkonte të dëshmonte të vërtetën e tij. Për kërkesën e Bardhit tha që nuk i përgjigjemi shpifjes. Edhe sikur të ishte e tillë nuk do të prishte asgjë, përveçse do të nderonte të vërtetën. Politikë në parlament nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë.
Sa kohë që ju keni në tryezë vetëm qepë, hudhra, domate dhe perime, mos prisni… Ata janë një shumicë dërrmuese. Filloni nga poshtë-lart, janë ata të cilët nuk kanë hapur gojën, janë ata që kur hapin gojën vetëm mallkojnë. Tani ka edhe një pamje tjetër kjo gjë, ata ministra një pjesë e madhe janë kjo garnitura që ju thash. Nuk kanë asnjë lidhje me politikën. Nëse ju arrini të thoni 5 emra ministrash atëherë do të fitoni. Po them që ju nuk ia dini emrat”, tha Vangjeli.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente