Skandali te Onkologjiku, mjekja e shqetësuar për pamjen: Më keni mërzitur se më keni shtrembëruar fotot!
Alketa Ymeri Pere
Por në vend që të fliste për skandalin ku është e përfshirë me dokumente, Ymeri është revoltuar me gazetarët se pse i kanë nxjerrë fotot të këqija nëpër media.
Mjekja Alketa Ymeri Pere një nga doktorët e spitalit Onkologjik që janë më masë sigurie pas skandalit të trajtimit të pacientëve me kancer ka thyer heshtjen.
Por në vend që të fliste për skandalin ku është e përfshirë me dokumente, Ymeri është revoltuar me gazetarët se pse i kanë nxjerrë fotot të këqija nëpër media.
“Më keni mërzitur ju gazetarët se më keni shtrembëruar edhe fotot. Duhet ruajtur etika sepse për atë keni mbaruar. Unë e ruaj etikën me pacientët, sepse e di mirë çdo të thotë një pacient me kancer se kam vetë. duhet të ndryshojë struktura dhe pajisjet e spitalit. Jam shumë e lumtur me prokurorin për çështjen.
Në spitalin tonë nuk ka shkelje, mund të ketë dikush që i drejton në spitalet private, por duhet sqaruar mirë se kush i drejton në privat pacientët dhe ku drejtohen në privat”.-u shpreh Pere.
Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. 7 masa sigurie u vendosën pas hetimeve që zbuluan një skandal në spitalin onkologjik në QSUT. Pacientëve me sëmundje tumorale nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit të përfshirë, orientoheshin në klinikën e onkologut Edmond Gashi.
Hetimi i Prokurorisë së Tiranës zbuloi se ilaçet nxirreshin jashtë spitalit dhe shiteshin në disa farmacive në Tiranë. Radioterapia nuk u vu kurrë në punë edhe pse aparatura dhe lënda e rrezikshme kimike “Kobalto” ka qenë prezente në spital prej vitit 2021.
Burimi