Skandali te Onkologjiku, Klodiana Lala: Autoritetet ishin në dijeni, nëntë mjekë u prekën nga kanceri

Skandali te Onkologjiku, Klodiana Lala: Autoritetet ishin në dijeni, nëntë mjekë u prekën nga kanceri

Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me skandalin e zbuluar me mjekët e “Onkologjikut”, të cilët abuzonin me detyrën, duke krijuar vështirësi për pacientët e prekur nga kanceri.
Klodiana Lala u shpreh se pavarësisht asaj që u deklaruar sot, pra se ka pasur një hetim administrativ për këtë çështje, kjo nuk është e vërtetë. Ajo tha gjithashtu se rreziku mbi kobaltin ishte real, pasi nëntë mjekë janë diagnostikuar me kancer.
“Kjo çështje është e ndarë në tre pjesë:
Pacientët e prekur nuk kanë marrë shërbimin e duhur por janë drejtuar në klinikat private. Barnat që duhet të ishin ekskluzive të Onkologjikut shiteshin në farmaci të lidhura me mjekët dhe e treta burimi i kobaltit që është bërë si vatër rreziku për jetën e mjekëve dhe pacientëve.
Dua të ngre shqetësimin se autoritetet kanë pasur dijeni për çështje. Ministrja tha sot që ka pasur një hetim administrativ por nuk kam menduar se ka pasur një vullnet për këtë çështje. Që në 2023 ka pasur një denoncim se mjekët i kishin dhënë gjysmë doza kimio terapi duke pretenduar se nuk ishin ilaçe të duhura dhe ajo nuk mund të merrte dozën që duhej. Kjo duhet të mjaftonte që autoriteteve të shkundeshin dhe të niste audit. Ka pasur shumë denoncime ku pacientët pretendonin që disa ilaçe nuk i merrnin dot në shtetëror por në disa farmaci kundrejt pagesës që shkonte deri në 1500 euro flakoni.
Burimi i kobaltit është më shqetësuese. Një mjek radiolog ka ngritur zyrtarisht shqetësimin për rrezikun, disa mjekë, 9 prej tyre janë diagnostikuar me kancer për shkak të rrezatimit. Në dijeni kanë qenë të gjitha instancat”, u shpreh ajo për “News 24”.
Burimi