Skandali te Onkologjiku, gazetari: Në klinikën private të Gashit operoheshin pacientë që nuk ishin për ndërhyrje

Skandali te Onkologjiku, gazetari: Në klinikën private të Gashit operoheshin pacientë që nuk ishin për ndërhyrje

Gazetari Trashëgim Sokolaj ka folur lidhur me skandalin te Onkologjiku. Ai tha se në klinikën private të mjekut Edmond Gashi paraqiteshin pacientë që në të vërtetë nuk ishin aq të sëmurë. Gazetari shtoi se madje, operacionin pacientë që nuk kishin nevojë për ndërhyrje.
“Kemi dy mjekë deri tani Edmond Gashi kirurg dhe Alketa Pere, që mbulonte pjesën e kimioterapisë. Duhet të sqarojmë që në vitin 2019, Edmond Gashi ka hapur një klinikë në zonën e Astirit dhe përzgjidheshin pacientët nga Onkologjiku.
Në vitin 2022 i njëjti mjek ka themeluar një klinikë me qendër eksportin dhe importin e pajisjeve mjekësore. Pra, ka dashur ta zhvillojë aktivitetin më shumë. Pjesa më e tmerrshme është se grada e pacientëve që paraqiteshin në klinikë ishte shumë më e ulët se ç’mund të paraqiteshin ata në të vërtetë. Madje, janë operuar dhe njerëz që nuk kanë qenë për ndërhyrje”, tha ai për “Abc News”.
Burimi