![Skandali te Onkologjiku, deputeti i PD kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetësisë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/skandali-te-onkologjiku-deputeti-i-pd-kerkese-per-interpelance-me-ministren-e-shendetesise_667bdc0f55656.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Skandali te Onkologjiku, deputeti i PD kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetësisë
Nisur nga skandali i fundit tek Onkologjiku, deputeti, Arbi Agalliu, ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend, kërkesën për interpelancë me ministren e Shëndetësisë.
Në një postim në Facebook, Agalliu thotë se është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë dhe të kuptohen arsyet se pse nul funksionon sistemi i mbrojtjes së pacientëve.
“Sot dorëzova kërkesën për interpelancë me Ministren e Shëndetësisë. Është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë përpara qytetarëve shqiptar.
Duhet të qartësohen arsyhet pse nuk ka funksionuar sistemi i mbrojtjes së pacientëve dhe pse kjo skemë korruptive ka kaq kohë që funksionon. Në fakt kjo është shëndetësia falas dhe nuk mund të jetë ndryshe kur vendi është i mbuluar nga korrupsioni”, shkruan deputeti i PD.
skandal onkologjik deputeti i pd interpelancë ministren e shëndetësisë
Burimi