Skandal në Champions League, Egnatia mposhtet në Bosnje mes thirrjeve antishqiptare

Skandal në Champions League, Egnatia mposhtet në Bosnje mes thirrjeve antishqiptare

Egnatia është mundur në ndeshjen e saj të parë në Champions League.
Në transfertën ndaj Borac Banja Luka të Bosnjës, kampionët në fuqi të Shqipërisë humbën pas një goli të vendasve vetëm në minutën e 96.
Ka qenë një ndeshje shumë e çuditshme, e përjetuar mes tensionit të thirrjeve antishqiptare nga tifozët vendas, për të cilat u ndalua takimi për shumë minuta, dhe dy kartonëve të kuq që u dhanë për lojtarët rrogozhinas.
Tifozeria vendase shpalosi parulla me shkrimin “Kosova është zemra e Serbisë” dhe nuk kurseu thirrjet nacionaliste. Situata u nxeh në pjesën e dytë, sidomos pasi Zejnullai u ndëshkua me karton të kuq për një faull pas pamjeve që gjyqtari pa me VAR. Tifozët vendas nisën të shtonin thirrjet antishqiptare në stadium dhe kjo solli ndërprerjen e ndeshjes, e cila rifilloi pas 10 minutash vetëm me “ultimatumin” se do kishte braktisje të saj.
 champions league egnatia
Burimi