“Situata në spitale nuk do të ndryshojë”, Kikia: Rama u gjuajti me gurë mjekëve pasi e ka strategji komunikimi
Teksa ka komentuar skandalin në spitalin Onkologjik në QSUT, gazetari Mentor Kikia, është shprehur se Rama nuk u foli thjeshtë mjekëve, por donte tu fliste dhe shqiptarëve për shkak të ndjeshmërisë që ka kjo ngjarje. Sipas tij, nuk është vetëm Onkologjiku, pro ka abuzim ngado.
“Rama nuk i foli thjeshtë mjekëve por Rama donte ti fliste dhe shqiptarëve për shkak të ndjeshmërisë që ka kjo ngjarje. Po të shikosh kjo është një strategji komunikimi pasi si Rama si ministrja ishin në sinkron.
Ai që shikon lajme në televizion thonë e sa mirë ja bënë maskarenjve mjekë.
Rama në atë pozicion që mbajti ju referua pozicionit të publikut dhe u gjuajti me gur mjekëve pasi kjo është më e lehtë. Shëndetësia është tërësisht e deformuar dhe ndërrimi i ministrave nuk është reformim.
Në çdo spital ka me dhjetra të tillë mjekë të cilët u zbuluan në onkologjik. Edhe mjekët me pagën qesharake që janë nuk meritojnë të paguhen aq pak”, tha ai.