
Silvinjo uron në gjuhën shqipe Vitin e Ri: Një 2025 plot lumturi
👁1355
Të gjithë po bëhen gati që krah familjarëve të presin orën 00:00, të trokasin gotat për herë të fundit në vitin 2024. Më pas t’i urojnë njëri – tjetrit një 2025 më të bukur e plot lumturi.
Diçka të tillë e ka bërë edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo. Me anë të një postimi në Instagram, braziliani ka uruar në 5 gjuhë të botës, po ashtu edhe në gjuhën shqipe.
“Urime për një 2025 plot lumturi”, është urimi i Silvinjos në gjuhën shqipe. Kujtojmë që braziliani rinovoi para pak muajsh dhe do të jetë në krye të Kombëtares deri dimrin e ardhshëm.
silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare
Burimi