“Silvinjo mund të luante me skemën 3-5-2 në Europian”, Armend Dallku: U largova nga kombëtarja për t’i hapur rrugë Hysajt

“Silvinjo mund të luante me skemën 3-5-2 në Europian”, Armend Dallku: U largova nga kombëtarja për t’i hapur rrugë Hysajt

Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Armend Dallku është kthyer pas në kohë dhe ka folur për të shkuarën. Duke folur për “Telegrafi”, Dallku është ndalur tek arsyeja e largimit të tij nga Kombëtarja, duke thënë se s’donte të ishte barrë dhe se i hapi rrugën Elseid Hysajt, që asokohe ishte një i ri me prespektivë.
“Kam një të mirë, që kur e shoh që nuk po jap maksimumin, e lë atë punë. Vendimet i marr shumë shpejt. I referohem Hysajt, që ishte një lojtar që luante në pozicionin tim. E kam parë djalin me shumë perspektivë dhe që ka mundësi.
Asnjëherë nuk dëshiroj që të jem barrë për diçka. Gjithçka duhet të jetë me meritokraci. Secili njeri ka periudhën e vetë për të dhënë kontributin. E konsiderova që ai do të ishte fundi i rrugëtimit tim”, ishin fjalët e Armend Dallkut.
Ish-mbrojtësi ka dhënë edhe një koment në lidhje me atë që mund të kishte bërë ndryshe Silvinjo në kampionatin Europian me Shqipërinë:
“Rrugëtimi ka qenë shumë i mirë, shumë pozitiv, pasi është vetëm hera e dytë. Është eksperiencë e jashtëzakonshme, për federatën, organizimin, lojtarët dhe trajnerin. Fut këtu që ka qenë “grupi i ferrit” për ne, për fat të keq, por mendoj se kemi bërë ndeshje shumë pozitive.
Për mendimin tim, Silvinjo është dashur të luante pak me skemën, pasi në turne si ky duhet me rreziku pak me skemën. Ndoshta të luante me një formacion 3-5-2, t’u e pas parasysh që lojtarët tonë iu përshtaten skemës kur dihet se shumica luajnë në Itali me këtë sistem.
Mirëpo trajneri e ka mendimin e vet dhe të gjitha ndeshjet i fillon dhe i përfundon me skemën e njëjtë”, ka thënë ndër tjerash Dallku.armend dallku ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare
Burimi