Silvinjo feston datëlindjen e parë në Tiranë, Armand Duka uron trajnerin e kombëtares në 49-vjetorin e lindjes

Silvinjo feston datëlindjen e parë në Tiranë, Armand Duka uron trajnerin e kombëtares në 49-vjetorin e lindjes

Silvio Mendes Kampos Zhunior feston për herë të pare datëlindjen e tij të 49 në Tiranë nën statusin e trajnerit të kombëtares shqiptare. Ai u prezantua në fillim të këtij viti në këtë post dhe deri më tani ka zhvilluar një ndeshje zyrtare, atë me Poloninë të cilën e humbi me rezultatin 1-0, ndeshje hapëse e fushatës së eliminatoreve të kampionatit europian, “EURO “2024”.
Trajnerin Silvinjo në këtë ditë të veçantë e ka uruar edhe institucioni i futbollit shqiptar, së bashku me presidentin Armand Duka.
Në mesazhin e tij kreu i FSHF-së i uroi teknikut brazilian një jetë sa më të shëndetshme si edhe sa më shumë suksese në stolin e Kombëtares shqiptare në këtë rrugëtim të nisur ndërkohë në kualifikueset e “EURO 2024”, që do të zhvillohet në Gjermani.
“Gëzuar ditëlindjen Sylvio Mendes Campos Junior! Në këtë ditë të veçantë për trajnerin e Kombëtares dua t’i uroj në emër të FSHF-së dhe komunitetit të futbollit shqiptar, jetë sa më të gjatë e të shëndetshme, si edhe sa më shumë fitore e rezultate pozitive në rrugëtimin tonë drejt finaleve të EURO Gjermani 2024! Edhe 100 Silvinjo!”, – shkruan Presidenti i FSHF-së në mesazhin e tij.

Silvinjo, i cili ka nisur zyrtarisht punën si trajner i Shqipërisë në fillim të muajit janar, ka lindur më 12 prill 1974 në Sao Paolo të Brazilit.
49-vjeҫari, i cili ka një CV të pasur si futbollist dhe trajner, ka një eksperiencë të madhe në botën e futbollit ndërkombëtar, pasi në karrierën e tij si lojtar është aktivizuar te Korinthias, Arsenali, Selta Vigo, Barcelona dhe Mançester Siti.
Pasi vari këpucët në gozhdë ai ka punuar si trajner me klube si Kruzeiro, Sport Recife, Nautiko, Korinthias, Inter, Olimpiku i Lionit, si edhe zëvendës-trajner i Brazilit për tre vite. Silvinjo ka nënshkruar një kontratë 18-mujore me Federatën Shqiptare të Futbollit deri në përfundim të “EURO 2024”.
 silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente