Shuhet zëri simbol i Radio Tiranës, ndahet nga jeta aktorja Vera Zheji
Zëri simbol i Radio Tiranës Vera Zheji, është ndarë të shtunën pasdite nga jeta në moshën 91 vjeçare. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e saj.
Zheji që në moshën 15 vjeçare, në shkurt të vitit 1948 nisi në mikrofonin e Radio Tiranës të bënte leximin e emisioneve letrare. Vera Zheji, shumë shpejt u bë një nga zërat më popullor dhe më të njohur në të gjithë Shqipërinë. Zërin e saj mund ta dëgjoje që në orën 5.00 të mëngjesit, duke lexuar emisione të llojeve të ndryshme.
Zheji ishte një folëse që nuk gabonte kurrë gjatë leximit. Kush nuk kujton leximin e përrallave të orës 19.00 në vitet ‘70-të nga Vera? Vera lexoi edhe lajme në italisht, gjuhë që e zotëronte shumë mirë, sepse ishte e prirur për gjuhë të huaja ashtu si vëllezërit e saj të shquar në fushën e letërsisë, Petro dhe Gjergj Zheji.vera zheji
Burimi