“Shtrigat qeshën”/ Jetim që 5 vjeç, Mehdi Malkaj flet për marrëdhënien me njerkën dhe si iku nga shkolla për shkak të këpucëve të grisura
Një legjendë e gjallë e artit shqiptar, aktor dhe artist i madh, fjalët për të përshkruar Mehdi Malkajn do të ishin të pafundme, për atë që i ka dhënë e vazhdon t’i japë Shqipërisë dhe shqiptarëve për vite e vite me radhë.
I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Malkaj ka rrëfyer vështirësitë dhe dramat që ka kaluar në jetë, e një ndër to ishte dhe vdekja e nënës në moshë të re.
Malkaj ka treguar se nëna e la kur ai ishte ende 5-vjeç dhe se babai u martua pak vite më vonë. I pyetur nëse e pranuan njerkën në fillim, Malkaj tha se askush nuk e hëngri bakllavanë që ajo kishte gatuar.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: U martua shpejt babai?
Malkaj: Nuk e mbaj mend këtë, por besoj që po. Diku nga klasa e katërt isha unë.
Borakaj: E pranuat ju?
Malkaj: Në atë kohë nuk ishte e pranon apo jo. E bëri halla atë muhabet, nuk diskutohej më. Por njëra bëri bakllava, nuk e hëngri njeri.
***
Ai tregoi se si ishte larguar nga shkolla, kur shoqet e klasës e qeshën për këpucët e grisura.
Ndërsa duke qeshur tregoi se vite më vonë, ato i kërkuan falje, dhe se veprimi i tyre erdhi në atë kohë pasi ishin vetëm fëmijë.
Malkaj: Unë kisha filluar të isha dikushi që 14-vjeç, dhe më gënjente mendja. Nuk e shmanga dot njeriu këtë që unë jam ky. Ato panë një lëvizje të gishtit të madh të këmbës, ne i kapnim në atë kohë me tele minash, ishin ngjyra ngjyra të bukura, i mbulonim të grisurat kështu, ato e panë. Dhe ja bën shih…
Borakaj: Ti e kuptove?
Malkaj: Unë u fyeva shumë. Fshirësen unë më këmbën e majtë se jam mëngjërash. Ajo në kokë të mësueses e unë shkallëve. Më erdhi mësuesja nga mbrapa Medi s’ka gjë, ne të duam shumë kthehu. Mbas 4 ditësh u futa ën opunë. Puna ishte e rëndë. Kisha brigadiere nënë e Agron Llakajt, Drita një zonjë shumë puntore, bënte punë të rënda. Më vuri të mirrja ca trarë ti vija në vagona, nuk e bëja dot. Njërin e çova, tjetrin e tërhoqa zvarrë, te i treti u ula. Më erdhi më tha çfarë bën? Nuk e bëj dot i thashë. I mori vetë i çoi, të nesërmen më çoi në një punë më të lehtë. Rroga e parë, qef i madh. Puna e parë që bëra ishin që bleva këpucët. Shkova te oborri i shkollës në pushim të madh, shtëtitje që ata të më shikonin.
Borakaj: I panë ato këpucët?
Malkaj: Jo shtrigat nuk i panë.
Borakaj: I mbani mend si emra, jeni takuar me to?
Malkaj: Jo nuk i mbaj mend si emra, nuk jemi takuar. Por në një emision që dola mori njëra në telefon e thotë: Mehdi, o yll, o më i miri, po ishim kalamaj mo. Po ku është ajo tjetra i thashë, është në Australi, të fala bëji. Isha me Ema Andrenë dhe i thashë kjo është një nga ato.
Burimi