Shpresat ndaj Trump, ironizon Kulluri: Presidenti i SHBA do t’i heqë dekoratën Dumanit për t’ia dhënë Berishës
Një prej themeluesve të partisë “Djathtas 1912” ka komentuar non gratën e Sali Berishës, ndërsa shprehet se nuk ka asnjë shans t’i hiqet edhe me ardhjen e Trump.
Kulluri tha se këto janë ëndrra të Berishës, ndërsa ka ironizuar duke thënë se Trump do t’i marrë dekoratën Dumanit dhe do ia jashtë Berishës.
“Vendimi i gjyqtares për masën e arrestit mendoj se s’ka të bëjë fare as me Trump as me von der Leyen, as me Melonin. Është vendim procedural, gjyqtarja ka menduar se kushtet e mbajtjes në arrest shtëpiak, kishin rënë për shkak se nuk mund të ndikonte më në prishjen e provave.
SHBA duke qenë demokracia më e madhe në botë, nuk funksionin me takime në korridore apo banjat e takimeve elektorale, por funksionon me një vendimmarrje që fillon nga niveli më i ulët i administratës deri në nivelet më të larta politike. Kur merren vendime për të goditur krimin dhe korrupsionin në një vend partner nuk ndryshon qasja ndaj korrupsionit dhe krimit në varësi të presidentëve. Ajo është politikë e jashtme konstante.
Këto ëndrrat që shiten kështu me Trump që do vijë këtu, do bëjë namin, pra do heqë Dumanin. Këta po thonë që do i marrë dekoratën Dumanit-Donald Trump dhe do ja japë Berishës, Metës, Ramës e Veliajt. Ose do bëjë dekoratë për familjen Berisha si heronjtë në luftën kundër korrupsionit”, tha Kulluri për “Report Tv”.
Burimi