
Shpërbëhet mesfusha e Tiranës, bardheblutë ndajnë rrugët me lojtarin që e kërkon gjysma e Superiores
Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar në ditën e funt të vitit ndërprerjen e kontratës me mesfushorin Fjoart Jonuzi. Lojtari kishte humbur vendin e titullarit në këtë edicion të dytë me bardheblutë dhe palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të ndërprerë bashkëpunimin.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Fjoart Jonuzi. Palët kanë ndërprerë me konsensus bashkëpunimin. Falënderojmë Fjoart Jonuzin për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”, shkruhej në njoftimin e Tiranës.
Largimi i Jonuzit nga bardheblutë ishte i paralajmëruar prej kohësh ndaj për mesfushorin kanë shfaqur interes klube pretendente të Superiores, që e shohin si një element shumë të rëndësishëm për t’ia shtuar radhëve të tyre.
fjoart jonuzi tirana
Burimi