Shkarkohet trajneri Paulo Fonseca, kush pritet të marrë drejtimin e Milanit
Koha e Fonsecës ka përfunduar. Barazimi ndaj Romës dhe diferenca me tetë pikë nga zona e Champions League i dhanë fund aventurës së trajnerit portugez si trajner i Milanit.
Vendimi i klubit, që dukej se ishte gati dhe po qarkullonte prej kohësh më në fund ka ardhur, edhe pse jo publik, por trajneri menjëherë pas përballjes me Romën ka përshëndetur lojtarët dukei i dhënë lamtumirën. Në vend të tij pritet të jetë Sergio Conceiçao i cili sipas mediave italiane është duke udhëtuar drejt Milanos për të nënshkruar kontratën.
Ai do të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës për ta përgatitur për ndeshjet e Superkupës së Italisë në fillim të janarit (ndërkohë që me sa duket debutimi i tij do të jetë ndaj Juventusit të djalit të tij).
Lajmi qarkullonte për orë të tëra dhe me sa duket kishte mbërritur edhe tek personi në fjalë, i cili u shfaq aq nervoz në pankinë, sa u përjashtua për të protestuar pas një faulli të diskutueshëm të Pisillit ndaj Reijnders në zonën e verdhekuqve.
Burimi