Shkaktoi aksidentin në Sarandë ku mbeti e plagosur një 7-vjeçare, arrestohet 23-vjeçari

Shkaktoi aksidentin në Sarandë ku mbeti e plagosur një 7-vjeçare, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar i cili dyshohet se shkaktoi një aksident ditën djeshme në Sarandë, është arrestuar nga policia.
Si pasojë e aksidentit ku u përplasën dy automjete, një vajzë 7-vjeçare ka mbetur e lënduar. E mitura, e cila ishte pasagjere në njërin prej mjeteve është transportuar drejt Spitalit të Traumës, për mjekim të specializuar.
“Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasit:– R. A., 23 vjeç, banues në Pukë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Sarandë-Skërficë”, duke drejtuar automjetin e markës “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin L. H., 37 vjeç, banues në Dibër. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja në automjetin “Citroen”, shtetasja e mitur 7-vjeçare, e cila u dërgua në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar”, njofton policia.
Burimi