Shifrat e censusit, eksperti: Mashtrim, Tirana nuk ka aq banorë sa janë deklaruar
Eksperti i pushtetit vendor Agron Haxhimali, ka folur për rezultatet e censusit.
Ai tha se shifrat tregojnë shkallë mosbesimi te qytetarët pasi Tirana nuk ka aq banorë sa janë deklaruar.
“Është lajm shumë i keq sepse tregon tendencën, trendin e njerëzve, tregon një shkallë mosbesimi tek qytetarët, tek të rinjtë, tek studentët, maturantët, tek njerëzit që kanë mbaruar universitetin dhe nuk gjejnë komoditetin për punën dhe jetën e tyre, ata largohen.
Boshllëku, hendeku dhe problemet ekonomike dhe sociale që lënë pas janë të parikuperueshme. Ky është një lajm shumë i keq. Akoma më i keq është lajmi për shifrat e banesave që u tha. Duket se kemi një dyfishim të banesave nga 2001 deri në 2023. Nuk ka aq banorë Tirana sa janë të deklaruar”, tha Haxhimali për “Ora News”.
Burimi