Shifrat e Censit 2023 u manipuluan? Drejtoresha e INSTAT: Rezultatet brenda afatit, s’ka dyshime!

Shifrat e Censit 2023 u manipuluan? Drejtoresha e INSTAT: Rezultatet brenda afatit, s’ka dyshime!

Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli është shprehur se rezultatet e Censit janë bërë brenda afateve dhe se nuk ka pasur vonesa ndërsa shtoi se do të vijojnë procedurat për të verifikuar ata që refuzuan të plotësojnë censin.
Bëhet fjalë për 0.6% kanë refuzuar.
Elsa Dhuli:“Ne do të vijojmë me procedurat sepse falë teknologjisë janë identifikuar rastet që gjatë procesit të marrjes së informacionit refuzuam” tha Dhuli.
Si ka mundësi që dhe me tableta e nxorrëm pas 6 muajsh?Elsa Dhuli “Ishte brenda afatit. Nxorrëm rezultatet finale më shpejt se vendet e tjera. Nuk nxorrëm rezultate preliminare, por nxorrëm rezultatet finale në një afat më të shkurtër se vendet e rajonit dhe vendet e tjera të Europës.
Ky është seti i parë i nformacionit. Seti tjetër do të dalë në fillim të nëntorit, që do të jetë informacion i detajuar për çdo qark e bashki. Do të trajtohet me detaje moduli i punësimit që kërkon vëmendje të mëdha. Ky do të dalë në tetor.
Nxjerrja e rezultateve brenda 6 muajve ishte afat surprizues
Ishit në pritshmëritë tuaj? 2.4 mln banorë?Elsa Dhuli: Prandaj u bë cencusi që të numërojmë sa jemi
Ne kryem një proces të rëndësishëm bazuar në rekomandime e standard me nivel të lartë. Asistenca teknike dhe ekspertiza që na ka suportuar të jemi korrektë. Nuk do të ngrija dyshime mbi informacionin e publikuar nga INSTAT që është institucion i pavarur dhe transparent.
Si i përgjigjeni akuzave se u vonua më shumë seç pritej
Elsa Dhuli: “Ajo që kemi synuar është besimi tek niveli i stafit profesional që unë punoj. Besoj tek profesionalizmi i stafit nuk jemi marrë me median. Janë shifra të prodhuara me profesionalizëm e bazuar në standard europiane e ndërkombëtare.
Burimi