Sherr me thika mes dy të rinjve në Peshkopi, plagoset 18-vjeçari!
Një sherr me thika ka ndodhur mes dy të rinjve në lagjen “Kamen”, në qytetin e Peshkopisë. Raportohet se i plagosur ka mbetur një 18-vjeçar.
Pas sherrit është arrestuar bashkëmoshatari i tij, 18-vjeçari Orgest Hidri. Mësohet se konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobta.
“Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 18-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, reagimi në kohë i Policisë, çoi në pranga autorin e dyshuar, menjëherë pas ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së informacionit se në lagjen “Kamen”, në qytetin e Peshkopisë, po ndodhte një konflikt mes dy të rinjve, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe hetimeve të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, 18 vjeç, banues në Peshkopi. Ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht dhe ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin 18 vjeç, banues në Peshkopi.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për vijimin e hetimeve dhe ndjekjen e mëtejshme ligjore”, njofton policia.
Burimi