SHBA-së nuk i del inati me Gjykatën Ndërkombëtare: Urdhër arresti për Netanyahun ishte i tepërt!
Senatori amerikan Lindsey Graham, një republikan nga Karolina e Jugut, kritikoi ashpër Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN) të martën për lëshimin e urdhërarresteve kundër zyrtarëve të lartë izraelitë.
Graham njoftoi gjatë një konference për shtyp të martën në Jerusalem se ai do të prezantojë legjislacionin në Kongres për të sanksionuar çdo vend që përpiqet të zbatojë urdhër-arrestet kundër Izraelit.
“Ju mund të jeni një aleat të ngushtë të Amerikës, por nëse pranoni se ky urdhër-arresti është legjitim, atëherë do të takoni rezistencë të ashpër dypartiake. Pra, për botën nëse e fuqizoni këtë marrëzi në ICC, atëherë do ta keni të vështirë të bëni biznes në Amerikë”, tha Graham.
Veprimet GJPN-së shërbejnë për të “izoluar shtetin hebre” dhe për të parandaluar Izraelin të mbrohet, tha Graham. Ai gjithashtu argumentoi se gjykata ndërkombëtare nuk ka juridiksion mbi Izraelin apo Shtetet e Bashkuara.
Të enjten e kaluar, GJPN lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant dhe një zyrtar të lartë të Hamasit, duke i akuzuar ata për krime lufte gjatë dhe pas sulmeve të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.
Graham shtoi se ai u takua me qeverinë izraelite dhe bisedoi me presidentin e zgjedhur Donald Trump për të punuar drejt një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve.
“Përgjigja për këtë problem është transformimi i shoqërisë palestineze në mënyrë që ajo të de-radikalizohet dhe çmilitarizohet”, tha senatori republikan.
Burimi