Shaqiri u tërhoq nga kombëtarja e Zvicrës, trajneri Murat Jakin: Më vjen keq për vendimin e tij, mbetet rekordmen

Shaqiri u tërhoq nga kombëtarja e Zvicrës, trajneri Murat Jakin: Më vjen keq për vendimin e tij, mbetet rekordmen

Largimi i Shaqirit nga përfaqësuesja e Zvicrës ka sjellë reagimin e njerëzve të futbollit në vendin helvet. Së fundmi, trajneri i kombërares, Murat Jakin ka folur për këtë temë.
“Ne jemi njoftuar të gjithë në të njëjtën kohë. Më vjen keq për këtë vendim, kemi pasur një marrëdhënie të mirë pune. Por është vendim i tij dhe e respektojmë. Më vjen keq që i them lamtumirë një lojtari kaq brilant, një rekordmen.
Një falenderim i madh nga ana ime. Ne të dy kemi rënë dakord që rimti në kampionatin e SHBA-ve, nuk është i njëjtë si në Europë. Ai e ka pranuar rolin e tij dhe ka dhënë një kontribut të madh dhe ka mbështetur të rinjtë. Është sjellë në mënyrë profesionale dhe i uroj suksese në të ardhmen”- tha trajneri i Zvicrës, Murat Jakin.
Xherdan Shaqiri i dha ditën e sotme lamtumirën kombëtares së Zvicrës. Pasi luajti për disa vite me fanelën helvete, lojtari me origjinë shqiptare ka vendosur të thotë mjaft.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, 32-vjeçari falenderoi të gjithë për mbështetjen. Shaqiri prej 14 vitesh dha kontributin e tij te Zvicra, teksa ka marrë pjesë në 7 turne madhorë, ku ka shënuar 32 gola.
“Shtatë turne, shumë gola, 14 vjet në Kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha që t’i them lamtumirë Kombëtares. Kujtime të mëdha do të mbesin dhe ju them të gjithëve: Faleminderit”, shkroi Shaqiri.
Mesfushori shqiptar numëron 125 ndeshje me Zvicrën, në të cilat ka realizuar 32 gola. Nuk mund të lihet pa përmendur goli në këtë Europian ndaj Skocisë, një nga më të bukurit e turneut. Më parë, ai ka qenë pjesë e përfaqësueseve zinxhire të zviceranëve.murat jakin trajneri i zvicrës xherdan shaqiri
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente