Shaqiri thotë mjaft dhe i jep lamtumirën kombëtares së Zvicrës: Momente të paharrueshme, faleminderit!
Xherdan Shaqiri është larguar nga përfaqësuesja e Zvicrës. Pasi luajti për disa vite me fanelën helvete, lojtari me origjinë shqiptare ka vendosur të thotë mjaft.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, 32-vjeçari ka falenderuar të gjithë për mbështetjen. Shaqiri prej 14 vitesh jep kontributin e tij te Zvicra, teksa ka marrë pjesë në 7 turne madhorë, ku ka shënuar 32 gola.
“Shtatë turne, shumë gola, 14 vjet në Kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha që t’i them lamtumirë Kombëtares. Kujtime të mëdha do të mbesin dhe ju them të gjithëve: Faleminderit”, shkroi Shaqiri.
Mesfushori shqiptar numëron 125 ndeshje me Zvicrën, në të cilat ka realizuar 32 gola. Nuk mund të lihet pa përmendur goli në këtë Europian ndaj Skocisë, një nga më të bukurit e turneut. Më parë, ai ka qenë pjesë e përfaqësueseve zinxhirë të zviceranëve.xherdan shaqiri mesfushori shqiptar zvicra
Burimi