“Serbët do të sillen si pulat në Tiranë”, ish-trajneri i Kosovës për shortin e Botërorit: Si mysafir zbuten dhe janë shumë të urtë
Shorti i kualifikueseve të Botërorit, përveç Anglisë, Letonisë dhe Andorrës, i vendosi përballë Shqipërisë Serbinë, një rival që 10 vite më parë shkaktoi shumë trazira në ndeshjen në Beograd ku u shfaq edhe flamuri ‘Autoctonus’. Ish-trajneri i Kosovës Bylbyl Sokoli, për Report TV’, thotë se edhe pse ka kaluar shumë kohë pret që serbët të sillen njëjtë.
“Në këtë ndeshje vështirë se mund të kontrollohen në Beograd, por në Tiranë do të jenë si ‘pulat’. Ata dinë të jenë shumë agresiv si vendas, ndërsa si mysafir zbuten dhe dinë të jenë shumë të urtë,”-u shpreh trajneri i futbollit, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit kandidon për deputet.
Sokoli saktëson se pavarësisht kualiteteve të Serbisë Shqipëria ka gjasa të marrë pikë ose fitore si në Beograd ashtu edhe në Tiranë.
“Realisht për nga cilësia, vlera, Serbia është më lart se Shqipëria. Do të jetë favorite, por në këto ndeshje ku ka elementë të tjerë përveçse sportiv, është vështirë të parashikohet rezultati. Shqipëria ka gjasa të kalojë këtë sfidë sepse Serbia ka pikë të dobët kontrollin dhe harmoninë e grupit,”-tha ai.
Kosova në kualifikueset e Botërorit është shortuar me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.
“Zvicra është në rënie edhe pse ka ekip shumë cilësorë. Suedia është gjithashtu cilësore, me vlerë, por edhe Kosova nuk ka shumë dallime me këto skuadra. Sllovenia ka treguar cilësi në Evropian, por të gjithë ekipet sipas meje mund të befasojnë dhe të renditen në vendin e parë që të mundësojnë garën edhe më tej,”-deklaroi Bylbyl Sokoli.
Ndryshe nga Shqipëria, Kosova për shkak se luan në Ligën e Kombeve, eliminatoret e Botërorit do t’i nisë në shtator.bylbyl sokoli ish-trajneri i kosovës shorti i botërorit
Burimi