Senjol Gynesh e do me çdo kusht, gjigandi turk e pret “krahëhapur” Rei Manajn në ekip

Senjol Gynesh e do me çdo kusht, gjigandi turk e pret “krahëhapur” Rei Manajn në ekip

Rei Manaj po bëhet gati të ndërrojë skuadër, duke i dhënë lamtumirën Sivasporit pas një viti e gjysmë me këtë klub. Futbollisti e kishte bërë të qartë se do të largohej në fund të sezonit kur i mbaron kontrata dhe në klub tashmë duan të përfitojnë nga shitja e mundshme e tij.
Kështu dyert për Manajn janë të hapura me një ofertë bindëse dhe mediat turke kanë bërë të ditur se një nga klubet e mëdha të Turqisë, Trabzonspori, pritet të plotësojë kërkesat ekonomike për palët e përfshira. Senjol Gynesh, trajneri i njohur turk, i cili drejton aktualisht Trabzonsporin, raportohet se ka kërkuar me çdo kusht Manajn, pasi e pëlqen mes të gjithë sulmuesve të tjerë në kampionatin turk.
Skuadra aktualisht nuk po bën mirë dhe ndodhet larg zonës së Europës, ndaj po kërkohen përforcime të rëndësishme për ringritjen e saj në pjesën ë dytë të edicionit, me Manajn që shihet si nja nga emrat që do ta ndihmojë për të bërë kthesën.
Vetë lojtari kishte deklaruar pak javë më parë se e shihte veten gati për të dhënë kontributin në një nga katër klubet kryesore turke: Gallatasaraj, Fenerbahçe, Beshiktash dhe Trabzonspor. “Jam i bindur se mund të bëj diferencën edhe atje”, ishin fjalët e tij.
 rei manaj sulmuesi shqiptar trabzonspor
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente