Sekreti i suksesit të Anglisë qendron te shishja e ujit e Pikford, si i ndoqi udhëzimet me saktësi portieri i “3 luanëve”

Sekreti i suksesit të Anglisë qendron te shishja e ujit e Pikford, si i ndoqi udhëzimet me saktësi portieri i “3 luanëve”

Sekreti i suksesit të Anglisë qendron pas shishes së ujit të Pikford. Portieri ka në shishen e tij anën dhe llojin e goditjeve të penalltive të secilit lojtar të Zvicrës.
Dhe tashmë në fotot që shfaqen online, shihet se si portieri kishte ndjekur me saktësi udhëzimin që kishte përgatitur për gjuajtjet e mundshme të penalltive. Fotot e shishes së tij të ujit, tregojnë se ai kishte të shkruar tek ajo krahun nga i cili duhej të hidhej në çdo gjuajtje të kundërshtarëve.

Xhordan Pikford priti vetëm një penallti në gjuajtjet e sotme të ndeshjes mes Anglisë dhe Zvicrës, por ajo rezultoi vendimtare për të siguruar gjysmëfinalet për britanikët. Ai ndali gjuajtjen e parë të ekzekutuar nga Manuel Akanzhi, duke u hedhur në të majtën e tij për ta ndalur.
Me pritjen e sotme, ai rezulton se ka pritur 4 nga 14 penalltitë që janë gjuajtur kundër tij që kur debutoi me këtë përfaqësuese. Ky është dyfishi i atyre te pritura nga portierët e tjerë të Anglisë në periudhën 1990-2012, ku ishin pritur 2 nga 26 tentativa.
 xhordan pikford portieri i anglisë
Burimi