Seanca për Gërdecin, Mediu: Nuk kisha autoritet për kalibrat! Mendimi vjen i firmosur nga shefi i shtabit të përgjithshëm

Seanca për Gërdecin, Mediu: Nuk kisha autoritet për kalibrat! Mendimi vjen i firmosur nga shefi i shtabit të përgjithshëm

U zhvillua sot seanca e radhës në GJKKO për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me tragjedinë e Gërdecit.
Pas seancës, Mediu foli për gazetarët ku përsëriti edhe një herë se si ministër nuk ka pasur përgjegjësi për kalibrat, por gjithnjë merret parasysh mendimi i shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë që është këshilltar edhe i kryeministrit dhe presidentit.
“Një ministër nuk mund të jap mendim për kalibrat. Mendimi vjen i firmosur nga shefi i shtabit të përgjithshëm, këshilltari i lartë ushtarak edhe i kryeministrit dhe presidentit. Ministri nuk mund të ketë autoritet për ta pyetur. Nuk do ishte korrekte dhe nuk do kishte mundësi ta bëjë. Nuk mund të vërë në mëdyshje akte që janë programi si demontimi apo praktika të mbrojtjes si anëtarësimi i Shqipërisë në NATO”, tha Mediu.
Burimi