“Sa shumë krenari të mbash veshur këtë fanelë”, Kros në letrën e lamtumirës: Gjermania mbetet Gjermani, mos u dorëzoni

“Sa shumë krenari të mbash veshur këtë fanelë”, Kros në letrën e lamtumirës: Gjermania mbetet Gjermani, mos u dorëzoni

Largimi i Gjermanisë nga “EURO 2024”, nuk u pasua vetëm me trishtimin e tifozëve gjermanë për largimin e skuadrës së tyre në çerekfinale, por edhe me hidhërimin, për shkak se sfida ndaj Spanjës, do të ishte edhe ndeshja e fundit për mesfushorin e “Pancerave”, Toni Kros.
Madrileni i dha lamtumirën futbollit të luajtur, duke lënë pas një karrierë brilante, pavarësisht eliminimit në këtë Europian. Një ditë pas eliminimit, Kros ka publikuar edhe letrën e tij të lamtumirës, drejtuar të gjithë tifozëve të tij besnikë, që e kanë ndjekur gjatë gjithë karrierës së tij:
“Më ra telefoni, ishte Julian Naglesman, motivi i telefonatës? Rikthimi në kombëtare. Mendimi im i parë, që më kaloi ndërmend? Mos u trego naiv. Sa shumë krenari të mbash fanelën e kësaj kombëtare veshur. Gjermania mbetet Gjermani. Ju lutem mos u dorëzoni”, tha ndër të tjera ish mesfushori madrilen.
Në fund ai nuk la pa përmendur edhe episodin e dëmtimit të mesfushorit katalanas Pedri, për të cilin nuk kursesu as ndjesën e tij, pas ndeshjes.
“Nuk kisha aspak qëllim ta dëmtoja, më vjen vërtet keq që ndodhi kështu. I uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë në fushën e lojës”, theksoi Kros.toni kros fubollisti gjerman
Burimi