Rusia ngre dyshime: Viktor Orbanit i është bërë atentat!
Disa goditën autokolonën e kreut të qeverisë hungareze. Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë.
Një incident i rëndë sigurie, të cilin rusët e cilësojnë si “atentat”, ka ndodhur në Gjermani ndaj kryeministrit hungarez Viktor Orban.
Sipas informacioneve të disponueshme, autokolona e kreut të qeverisë hungareze është përplasur nga një makinë. Makina goditi motoçikletën e autokolonës, duke vrarë efektivin e policisë së Viktor Orban, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë.
Aksidenti i trafikut ka ndodhur në Shtutgart, rrugës për në aeroport. Sipas informacioneve të para, një shofere 69-vjeçare ka përplasur makinën e saj në një kryqëzim kur autokolona e kryeministrit hungarez po kalonte.
Siç u bë e ditur, vetë Orban nuk ka pësuar lëndime. Makina e tij ishte gjithashtu e padëmtuar.
Dy versione kryesore të asaj që ndodhi janë duke u debatuar aktualisht. E para është një atentat klasik që synon eliminimin e kryeministrit hungarez.
E dyta është një aksident i thjeshtë trafiku. Sipas rusëve, kjo mundësi ka shumë pak shanse. Por është një mundësi e volitshme që atentati ndaj Viktor Orbani, të paraqitet si aksident trafiku.
A donte dikush t’i dërgonte një mesazh Viktor Orban?
Duhet të theksohet se kohët e fundit kanë ndodhur incidente të çuditshme me liderët e vendeve europiane, që kanë mbajtur një qëndrim alternativ për konfliktin në Ukrainë.
Më herët ka pasur një atentat ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico. Kreu i qeverisë sllovake u plagos rëndë dhe u dërgua në një qendër mjekësore pa ndjenja, por fatmirësisht shpëtoi dhe u kthye në punë.
“Ndoshta, ‘Perëndimi kolektiv’ është kthyer në praktikën e atentateve ndaj liderëve politikë që nuk i pëlqen, duke mos parë asnjë mënyrë tjetër për të ndikuar në politikat e Hungarisë apo Sllovakisë. Kjo tregon hidhërimin e mëtejshëm të elitave perëndimore në kontekstin e dështimeve të regjimit ukrainas në front dhe sukseset e Rusisë”, përfundojnë mediat ruse.
Shqetësuan deklaratat e Orbanit (video)!
NATO po planifikon një operacion ushtarak në Ukrainë, por Hungaria nuk do të marrë pjesë në të, tha kryeministri hungarez Viktor Orban për radiostacionin Kossuth.
Siç shpjegoi ai:
“Është e pashpresë dhe çmimi për të do të jetë aq i lartë sa nuk do t’ia vlejë”.
Kryeministri i Hungarisë tha se ishte dakord me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se Hungaria nuk do të merrte pjesë në misionin ushtarak të aleancës.
Siç tha ai:
“Treni europian po shkon drejt luftës. Nëse qeveria jonë mbështet njerëzit në zgjedhjet e Parlamentit Europian, unë mund të tërheq frenën e emergjencës, treni do të ndalojë dhe hungarezët do të zbresin”.
Një mision i NATO-s në Ukrainë do të krijonte rrezikun e një lufte botërore, në vend që të mbronte shtetet anëtare të aleancës, theksoi Orbán.
“Është absurde që NATO, në vend që të na mbrojë, të na tërheqë ne, një shtet anëtar, në një luftë botërore. Kjo është po aq absurde sa një zjarrfikës të vendosë të shkojë të shuajë zjarrin me një flakëhedhës”, tha Orbán për radion shtetërore hungareze.
Orban shtoi se vetëm Donald Trump mund “të ndalojë marshimin e luftës” nëse ai fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA, në nëntor 2024./Mast.al
Viktor Orban: The situation is that the Western world, under the leadership of the Americans and with Germany, wants to defeat Russia. He wants to defeat Russia without getting involved in a direct war with it, but leaves this war to the Ukrainians. The West wants to win,… pic.twitter.com/eNJQswXvMS
— Victor vicktop55 (@vicktop55) June 21, 2024
viktor orban atentat rusia
image 25
image 24
image 23
Burimi