![“Ruleta” e penalltive vendos gjysmëfinalistin, Franca dhe Portugalia nuk zgjidhin asgjë për 120 minuta](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/ruleta-e-penalltive-vendos-gjysmefinalistin-franca-dhe-portugalia-nuk-zgjidhin-asgje-per-120-minuta_668871fc27441.png-730x440-lajmidites.com.webp)
“Ruleta” e penalltive vendos gjysmëfinalistin, Franca dhe Portugalia nuk zgjidhin asgjë për 120 minuta
Nuk ka fitues në “Volksparkstadion” të Hamburgut. Franca dhe Portugalia kanë bërë paqe në 120 minuta, teksa ndeshja është mbyllur me rrjeta të paprekura dhe kualifikimi në gjysmëfinale do të zgjidhet nga pika e bardhë e penalltive.
Në minutën e 16, Bruno Fernandes tentoi me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, por topi u devijua dhe përfundoi jashtë.
Në minutën e 20, Teo Hernandez lëshoi predhë nga distanca, por Diogo Kosta grushtoi dhe largoi rrezikun.
Në minutën e 42, Bruno Fernandes tentoi me një goditje dënimi të shpejtë, por pa gjetur portën e Menja.
Në minutën e 54, Bernardo Silva tentoi me kokë portën, Mbape i kthyer në mbrojtje ndali topin dhe më pas kërkoi ndihmën mjekësore për goditjen në kokë.
5 minuta më vonë, Rafael Leao nga e majta u nis drejt portës, Kamavinga me një ndërhyrje të shkëlqyer largoi topin në këndore.
Në minutën e 61, diagonale e fortë e Bruno Fernandes, por Menja devijoi topin dhe shpëtoi portën.
2 minuta më vonë, Menja bëri mrekullinë përballë gjuajtjes së Vitinja, duke shpëtuar portën nga një gol i sigurt, teksa më pas Ronaldo nuk ia doli të devijonte përsëri në katërkëndorin e Francës.
Në minutën e 70, Kamavinga pati një tjetër mundësi të artë për të shënuar me një diagonale para portës, por topi përfundoi jashtë.
Në minutën e 93,Konseisao dha një pasim të artë për Ronaldon, por gjuajtja e këtij të fundit ishte për t’u harruar.
Në minutën e 108, Zhoao Feliks nga e majta pati menjëherë mundësinë të gjuante në portë, pro gjeti vetëm rrjetën e jashtme.franca portugalia “euro 2024”
Burimi