Rrahën e plagosën me thikë “Julin e Pashakos”, Artan Tafani: Laerti e Lul Arapi u hakmorën, i vunë tritol në banesë Arjan Aliços

Rrahën e plagosën me thikë “Julin e Pashakos”, Artan Tafani: Laerti e Lul Arapi u hakmorën, i vunë tritol në banesë Arjan Aliços

Një ngjarje e ndodhur disa vite më parë për plagosjen me thikë të Julian Sula, apo siç njihet ndryshe në Lushnjë si “Juli i Pashakos”, është bërë shkak i vendosjes së tritolit në banesën e Arjan Aliços, anëtarit të bandës së Lushnjës, që drejtohej nga Aldo Bare.
Ngjarja e rrahjes dhe plagosjes së Julian Sula, ka ndodhur në vitin 2017 në lagjen “Skënder Libohova”, ku teksa luhej ndeshja Shqipëri-Zvicër, në një pikë bastesh në pronësi të Arjan Aliços, ky i fundit së bashku me djalin e tij, është konfliktuar fizikisht me “Julin e Pashakos”.
Nga kjo përplasje ka mbetur i plagosur me thikë Julian Sula, ndërsa Arjan Aliço fillimisht ju shmang policisë dhe më pas u arrestua nga blutë e qytetit, duke u futur në burg.
Në ambientet e burgut, Arjan Aliço është rrahur dhe keqtrajtuar nga Dorjan Shurdhi dhe Anterio Kaloshi, dy miqtë e Laert Haxhiut, në shenjë hakmarrje të plagosjes së “Julit të Pashakos”.
Për këtë shkak dhe për faktin se Arjan Aliço, ishte një anëtar i mbetur gjallë i bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu ka urdhëruar Lulzim Arapin ti vendosnin tritol në banesë Aliços, që në Lushnjë njihet me nofkën “Ardi i Braçes”.
Sipas dëshmisë që Artan alias Marjus Tafani ka dhënë në prokurori rreth momentit të vendosjes së tritolit, ai ka treguar se vetë, nuk ka marrë pjesë në këtë krim, por sipas bisedave të zhvilluara mes tij, Laert Haxhiut dhe Lulzim Arapit, ka mësuar se tritolin në banesën e Aliços e ka vendosur Lul Arapi.
“…unë nuk kam marrë pjesë në këtë ngjarje, por Lulzim Arapi alias “Luli” ma ka pranuar vetë që e ka bërë ai. Më duket se aty është vendosur lëndë eksplozive C4. Këtë fakt e kam mësuar kur kemi qenë një ditë unë, Laerti dhe Luli, ata po diskutonin si kishte mundësi që dëmi që u bë te Arjan Aliço, ishte aq i vogël dhe unë i thashë që: “…nuk do e kenë vendosur mirë prandaj s’ka bërë dëm…”- ka rrëfyer në prokurori Artan Tafani.
Më tej ky i fundit ka treguar në SPAK se:”…di që Arjan Aliço, kishte prej kohësh konflikt me Laertin dhe grupin e tij. Arjani, me djalin e tij, kishin plagosur me thikë disa kohë para ngjarjes, periudhën e saktë nuk e di, një djalë që i thonë “Juli i Pashakos”. Kur Arjani ka qenë në burg, Dorjan Shurdhi dhe Anterio Kaloshi, e kanë rrahur Arjanin në burg. Aty ata më thanë që djali i Arjanit, më parë i kishte vendosur një kushëriri të Dorjan Shurdhit, ekploziv tek shtëpia. Ky kushëri shkonte e takonte Dorin në burg dhe djali i Arjanit, ia bëri për inat. Grupi Laertit më pas ka shtënë me kallash pranë shtëpisë së Arjan Aliços, por se kush konkretisht nuk e di. Kishte një mori konfliktesh midis tyre…” – ka treguar në dëshminë e tij Artan Tafani./Oranews“julin e pashakos” artan tafani: laerti lul arapi
Burimi