Ronaldo kërkon t’i fikin mikrofonin, Shqipja betohet: Nuk vij më në emision
Gjatë puntatës së djeshme në rubrikën “Pa Filtra” ndodhi diçka e papritur, ku në një moment Shqipe Hysenaj çohet nga karrigia dhe largohet nga studio.
Pasi njëri nga konkurrentët tregoi historinë e tij, opinionistët nisën duke komentuar dhe duke i bërë pyetje, por pa i lënë radhë atij që të kthejë përgjigje.
Këtu ndërhyn Shqipja, e cila u thotë atyre që të flasin me radhë.
“1 sekondë se jeni futur, jeni turrur. Prit ta dëgjojmë, 1 sekondë të flasë. Që të dyja i jeni turrur. Nuk po bëni ju tani më të mirat e shekullit sikur nuk keni patur probleme të tilla”, iu drejtua Shqipja Palomës dhe Erjola Doçit.
Më pas Ronaldo Sharka teksa i thoshte që të pushonte dhe ajo nuk ndaloi, kërkoi që t’i fiknin mikrofonin.
“Fikjani mikrofonin fare, nuk më intereson, zero”.
Në këto momente Shqipja ngrihet nga karrigia dhe largohet nga studio duke thënë:
“Nuk i vij më në emision”.shqipe hysenaj largim studio
Burimi