Roma humbet terren në zonën europiane, verdhekuqtë zhgënjejnë ndaj Monzës në transfertë

Roma humbet terren në zonën europiane, verdhekuqtë zhgënjejnë ndaj Monzës në transfertë

Roma ka barazuar në sfidën ndaj Monzës me rezultatin 1-1. Ekipi nga kryeqyteti vazhdon të zhgënjejë sërish kur pikërisht duhej bërë kthesa.
Roma vinte nga një humbje të pamenduar që tronditi fansat, kundër një emri të padëgjuar si Elfsborg. Dhe kjo ecuri negative vazhdon edhe ndaj Monzës në kampionat.
Pas fitores dramatike ndaj Venecias, e cila mund të shihet si një “humbje” në njëfarë mënyre për mënyrën si u luajt dhe u fitua, vjen një tjetër performancë e dobët nga Roma.
Ekipi nuk po reagon as nën urdhrat e trajnerit të ri, Juriç. I vetmi lajm pozitv ishte zhbllokimi i sulmuesit kryesor, Dovbik. Ai po shënon rregullisht duke gjetur më në fund formën e duhur.
Roma pas këtij barazimi mbetet ende larg kryesuesve dhe mbi të gjitha pozicioneve që të sigurojnë një vend në kompeticionet europiane.roma monza seria a
Burimi