Riluhet pas 37 vitesh ndeshja ikonë Flamurtari-Barcelona, legjendat spanjolle mposhtin me “manita” djemtë e Vlorës

Riluhet pas 37 vitesh ndeshja ikonë Flamurtari-Barcelona, legjendat spanjolle mposhtin me “manita” djemtë e Vlorës

Legjendat e Flamurtarit dhe Barcelonës të viteve ’80-të janë rikthyer edhe njëherë në fushë pas 37 vitesh, pikërisht pas katër ndeshjeve në periudhën 1986-1987 mes tyre në Kupat e Evropës.
Pasditja e së shtunës në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë ka qenë e mbushur me nostalgji dhe emocione, teksa nuk munguan emrat e famshëm të dy skuadrave në ato vite. Ndeshja përfundoi 1-5 për Barcelonën, me rezultatin që ishte i fundit për nga rëndësia, me takimet e tyre 37 vite më parë që kanë mbetur në histori. 
Vasil Ruci, Kreshnik Cipi, Latif Gjondeda, Roland Iljadhi, Eqerem Memushi kanë percjellë emocionet e tyre në atë që e kanë cilësuar një ndeshje historike dhe me emocion të veçantë. Për miqtë në fushë sot ishin edhe Salvo dhe Esteban, me këtë të fundit që ka shënuar golin në barazimin 1-1 të afro katër dekadave më parë.
Flamurtari dhe Barcelona janë ndeshur fillimisht në sezonin 1986-1987 në Kupën UEFA për turin e parë. Ndeshja në Vlorë përfundoi 1-1 me gola të Vasil Rucit dhe Esteban. Herën e dytë janë ndeshur në sezonin 1987-1988 në Kupën UEFA për turin e tretë. Ndeshja në Barcelonë përfundoi 4-1 me gol të Vasil Ruçit, ndërsa në Vlorë fitoi Flamurtari 1-0 me gol të Sokol Kushtës.
Në dy sezone, 1986-1987 dhe 1987-1988, Flamurtari u përball katër herë në Kupën e Europës kundër Barcelonës, duke fituar njëherë, barazuar dy dhe humbur vetëm një ndeshje. Pritet që legjendat e dy klubeve të kenë edhe një tjetër përballje, këtë herë në Barcelonë.legjendat e flamurtarit legjendat e barcelonës
Burimi