Reshjeve të shiut nuk i shpëton as stadiumi i Flamurtarit, ja si duken dhomat e zhveshjes së lojtarëve të ekipit vlonjat (Video)

Reshjeve të shiut nuk i shpëton as stadiumi i Flamurtarit, ja si duken dhomat e zhveshjes së lojtarëve të ekipit vlonjat (Video)

Dje pothuajse e gjithë Shqipëria është “pushtuar” nga reshjet e shiut. Qyteti bregdetar i Vlorës u përmbyt nga reshjet e dendura dhe me intensitet të lartë.

Pasoja ka pasur edhe për klubin e Flamurtarit. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë pamje nga brenda stadiumit dhe dhomave të zhveshjes së lojtarëve. Vihet re se gjithçka është nën ujë duke shkaktuar dëme materiale.

Qyteti bregdetar i Vlorës është përfshirë pasditen e djeshme nga reshje të dendura shiu të cilat përmbytën të gjithë qytetin. Rrugët u mbuluan nga uji. Madje në një lagje uji mori para tavolinat. Uji hyri edhe në disa biznese e banesa duke shkaktuar përmbytje dhe dëme.
Rruga “Hasan Kushta”, rruga “Gjergj Araniti”, aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit “Ismail Qemali” u përmbytën nga ujërat e shumtë, ndërsa sollën probleme në lëvizjen e mjeteve.
E përmbytur është dhe biblioteka e qytetit. Ndërkohë zjarrfikësit në disa raste kanë marrë telefonata për ndihmë për evakuimin e tyre, pasi uji u kishte pushtuar banesat.
Reshjet ranë me intensitet të lartë, ndaj dhe prurjet e ujit ishin të shumta. Edhe Rruga lidhëse e  autostradës Vlorë-Fier me Transballkaniken është përmbytur nga uji.stadiumi i flamurtarit dhomat e zhveshjes
Burimi