![Realizoi golin e parë në La Liga dhe i dha fitoren Espanjolit, Marash Kumbulla vlerësohet me notën e lartë (Foto)](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/10/realizoi-golin-e-pare-ne-la-liga-dhe-i-dha-fitoren-espanjolit-marash-kumbulla-vleresohet-me-noten-e-larte-foto_67015369b06de.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Realizoi golin e parë në La Liga dhe i dha fitoren Espanjolit, Marash Kumbulla vlerësohet me notën e lartë (Foto)
👁995
Marash Kumbulla ishte padyshim një nga protagonistët kryesorë në fitoren që Espanjoli arriti në shtëpi përballë Majorkës. Sfida e vlefshme për javën e 9 të La Liga përfundoi me rezultatin 2-1.
Ishte pikërisht mbrojtësi nga Malësia e Madhe ai që shënoi golin e parë për të tijtë. Pas një krosimi të marrë nga Jofre, Kumbulla goditi topin me kokë dhe e dërgoi në fundin e rrjetës.
Pikërisht për këtë paraqitje mjaft pozitive, 24-vjeçari ka marrë një notë mjaft pozitive. 8.4 është vlerësuar Marash Kumbulla nga “SofaScore”, duke zënë vendin e dytë pas Jofre (8.5), i cili asistoi dhe shënoi gol.
marash kumbulla mbrojtësi i kombëtares shqiptare espanjol
Burimi