Real Madrid gjen pasardhësin e Carlo Ancelottit
Carlo Ancelotti
Real Madridi tashmë duket se ka një emër të qartë për pankinën e tij për sezonin e ardhshëm, raportojnë mediat në Spanja.
Carlo Ancelotti, i cili aktualisht drejton skuadrën e bardhë, ka vendosur të mos vazhdojë në klub pasi të përfundojë sezoni aktual. Pasardhësi i tij do të jetë Xabi Alonso, trajneri aktual i Bayer Leverkusen-it, i cili tashmë thuhet se ka një marrëveshje për të marrë drejtimin në “Santiago Bernabeu” nga sezoni 2025-26.
Largimi i Ancelottit nuk është aspak befasues, pasi trajneri italian, me një karrierë plot suksese, ka lënë të kuptohet në më shumë se një rast se cikli i tij mund të përfundojë.
Nën drejtimin e tij, Real Madrid-i ka fituar tituj të rëndësishëm, por ka përjetuar edhe momente parregullsie që kanë gjeneruar debate për nevojën e ndryshimit të brezit në stol. Në këtë kuadër, Xabi Alonso, një figurë shumë e dashur për madrilenët, paraqitet si kandidati ideal.
Trajneri spanjoll ka shkëlqyer në Bundesliga në krye të Bayer Leverkusen-it, duke e shndërruar skuadrën gjermane në një nga sensacionet e futbollit europian.
Aftësia e tij për të menaxhuar skuadrat dhe stili i tij sulmues i lojës kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Real Madrid-it, të cilët besojnë se rikthimi i tij mund të shënojë fillimin e një epoke të re emocionuese.
Për më tepër, njohuritë e tij për klubin dhe përvoja e tij si një lojtar elitar përforcojnë profilin e tij si një trajner i besueshëm.
Me këtë vendim, Real Madridi ka vënë bast për rininë dhe talentin në stol, duke besuar se Xabi Alonso do të mund ta transferojë suksesin e tij nga Gjermania në mjedisin kërkues të futbollit spanjoll.
Ndërkohë, Ancelotti do të vazhdojë të drejtojë ekipin deri në fund të sezonit, duke kërkuar të thotë lamtumirë me trofe të rinj që do të rrisin më tej trashëgiminë e tij.carlo ancelotti
Burimi