Rama sytë te diaspora, zbardhen detajet e takimit me krerët e Bashkive: Të gjithë në aksion për të siguruar 1 mln vota
Zbardhen detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët dhe drejtuesit politikë në qarqe. Në orën 14.00 nisi takimi mes tyre, ku Rama ka kërkuar një bashkëpunim të ngushtë mes pushtetit vendor dhe Partisë Socialiste.
Rama e ka bërë të qartë se kërkon 1 milion vota në zgjedhjet e 2025 dhe prandaj ka kërkuar angazhim në të gjitha frontet. Synimi i PS është që të mbledhë sa më shumë vota nga diaspora, prandaj kryeministri ka kërkuar që të ketë një vëmendje të shtuar dhe jashtë vendit.
Kreu i qeverisë ka kërkuar nga të zgjedhurit vendorë identifikimin e emigrantëve se në cilat shtete janë vendosur, sie dhe vendosja e një koordinatori në çdo bashki që të merret specifikisht me këtë çështje.
“Fusha është e hapur dhe e gjithë partia e PS duhet të jetë në sulm”, mësohet të ketë thënë ai.
Pra duket se konfirmohet ajo që kemi thënë. Rama nuk synon vetëm të fitojë, por kërkon shumicë të cilësuar në Parlament për të bërë çfarë të dojë me ligjet.
Burimi