“Rama fiton protagonizëm në debatin e Belerit”, Çani:I thotë BE-së na merreni seriozisht

“Rama fiton protagonizëm në debatin e Belerit”, Çani:I thotë BE-së na merreni seriozisht

Analisti Arian Çani tha se kryeministri Edi Rama, po përdor çështjen Beleri për axhendën e tij politike.
Çani tha se perceptimi i Belerit në opinionin publik është ai i një armiku  populli dhe se Rama ka fituar shumë pikë politike përmes çështjes së tij. Ai shtoi se Rama përdor nacionalizmin për të përkeqësuar marrëdhëniet me Greqinë.
“Për ketë vend Beleri është armik i popullit, e urrejnë dhe as nuk mund ti dëgjojnë emrin. Sot Rama politikisht ka fituar shumë pikë, ka një vit e ca që fiton pikë që kur atë e kapën dhe e  morën peng pa asnjë provë, por unë them që historia nuk ka mbaruar, tani fillon. Beleri është gozhda që është ngulur në një mur, ku Edi Rama ka varur një thes të madh që quhet nacionalizëm dhe me sa shoh ai ka interes që marrëdhëniet tona me Greqinë të vazhdojnë te kenë probleme, pra të përkeqësohen”, tha ai i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin.
Çani tha se Rama fiton protagonizëm në debatin me Greqinë dhe përdor çështjen për të fituar mbështetjen e Francës dhe Gjermanisë. Ai shtoi se Rama nuk do të lejojë që Beleri të shkojë në korrik si deputet, duke treguar se Shqipëria duhet marrë seriozisht. Greqia tashmë ka shtuar numrin e armiqve, duke përfshirë Shqipërinë.
“Rama në një farë mënyre fiton protagonizëm në këtë debat me Greqinë. Mendoj që Rama jo vetëm që nuk do lejojë që ai të shkojë në korrik si deputet dhe me këtë ai i thotë Greqisë dhe Francezëve dhe Gjermanëve merrni seriozisht Shqipërinë sepse nuk është më ajo që ka qenë dikur. Për mua është një strategji shumë interesante sepse duke qenë protagonist në një sherr që e nxiti vetë ai fiton mbështetjen e Francës dhe Gjermanisë. Tani Greqia ka rritur numrin e armiqve me Turqinë si armik të përhershme, Maqedoninë së fundmi dhe Shqipërinë dhe mendoj që kjo do të nxisë aktorë te tjerë në lojë”, tha Çani.
 
Burimi