“Quhet vrasje”, mjeku në Angli për skandalin te Onkologjiku: Këtu dënohesh me burg përjetë!

“Quhet vrasje”, mjeku në Angli për skandalin te Onkologjiku: Këtu dënohesh me burg përjetë!

Adrian Fandi, mjek i cili profesionin e tij e ushtron në Angli tha se në Europë nëse ndodh një rast si skandali te Onkologjiku, mjeku mund të rrezikojë dënimin me burg të përjetshëm.
I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, mjeku tha se se ajo që kanë bërë mjekët e onkologjikut të cilët nuk u kanë ofruar shërbim të sëmurëve me kancer, por i kanë drejtuar ata drejt privatit dhe u kanë shitur ilaçe të kimioterapisë, quhet një vrasje me paramendim.
“Unë kam punuar në Itali dhe tani në Angli por një gjë të tillë nuk ma kanë dëgjuar veshët. Të dëgjosh raste të ngjashme është e paimagjinueshme se ka të bëjë me etikën mjekësore. Të vjellësh ilaçe është një krim, të vjedhësh ilaçe pacientit që ka nevojë e ti rrezikosh jetën atij, e t’ia shesësh atij prapë privatisht, kjo është vrasje me paramendim. Unë nëse e bëj një gjë të tillë, në vende të Europës apo në perëndim, dënohem me burgim të përjetshme. Kjo ka ndodhur në Angli, kur kanë rrezikuar apo kanë vrarë pacientin me vrasje, quhet vrasje me paramendim, e ti dënohesh për këtë”, tha mjeku.
Kujtojmë se Gjykata e Tiranës ka çuar para përgjegjësisë ligjore 8 persona, mjekë të spitalit onkologjik në QSUT, kirurgë, ish-zv.drejtoresha e përgjithshme e spitalit, farmacistë.

 
Burimi