Quajeni “Mito” Uzuni, sulmuesi kuqezi është legjendë te Granada; në Spanjë i ndryshojnë emrin

Quajeni “Mito” Uzuni, sulmuesi kuqezi është legjendë te Granada; në Spanjë i ndryshojnë emrin

E tregoi veten më parë në Hungari.
Myrto Uzuni e paska në gjak që të kthehet në një emblemë për skuadrat, për klubet ku luan, dhe pasi shkëlqeu e u bë idhulli I tifozëve të Ferencvaroshit, ia doli më së miri edhe te Granada.
Nga djaloshi i lindur në Berat, dhe që shkoi me familjen në Greqi pa lekë në xhep, duhet pritur shumë më tepër sesa thjesht të jetë shënuesi më i mirë i huaj në historinë e klubit spanjoll.
Pasi kaloi Jusef El Arabin, duke pasur 46 rrjeta me fanelën bardhekuqe, Uzuni nuk humbi kohë për të caktuar objektivin e radhës, ndërsa të përditshmet kryesore të Spanjës e ngrenë në qiell.
Gazeta e shquar e Madridit, “AS”, arrin deri te titulli “Miti Uzuni”, duke ftuar tifozët dhe gazetarët që të mos e quajnë më Myrto.
“Myrto Uzuni është tashmë për tifozët e Granadës, “Mito Uzuni”.
Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë mban vendin e 7 ndër shënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të klubit, përfshirë edhe vendasit.
Më pranë tij janë Marin me 47 rrjeta, Mas me 49, Migel me 52 dhe Morales me 59.
I duhen edhe 13 gola për të kapur vendin e tretë, pra në podiumin historik.
Vetë ylli kuqezi ka premtuar 25 goditje të sakta në portë këtë sezon, ndërsa ka 11 në 15 ndeshje.
I duhen edhe 14 në 20 javë që kanë mbetur, me shpresë që të mos humbasë asnjë.
Nëse e mban premtimin, do të arrijë në 60 gola dhe përpara tij do të mbeten vetëm Trompi si dhe legjendari Rafa Delgado, për të cilin “Marca” jep 86 rrjeta, ndërsa “AS” 98.
Sido që të jetë, Uzuni mund ta thyejë rekordin, por vetëm nëse do të qendrojë më gjatë te Granada, diçka që nuk është e sigurt sepse ai fare mirë mund të shkojë në një ekip tjetër duke nisur që sezonin e ardhshëm.myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare granada
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente