Putin kërcënoi se do sulmonte Kievin, Ukraina thirrje komunitetit ndërkombëtar për reagim!

Putin kërcënoi se do sulmonte Kievin, Ukraina thirrje komunitetit ndërkombëtar për reagim!

Ukraina i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë ndaj kërcënimeve të Vladimir Putin për të goditur objektivat e qeverisë në Kiev.
Udhëheqësi rus tha sot se Moska po zgjedh objektiva në Ukrainë që mund të përfshijnë qendrat vendimmarrëse në Kiev në përgjigje të gjuajtjes së raketave perëndimore nga ana e Ukrainës në territorin rus.
Sulmet e nisura nga Moska deri më tani nuk kanë goditur ndërtesat qeveritare në kryeqytetin ukrainas, i cili mbrohet shumë nga mbrojtja ajrore.
“Ne presim që ato vende që u kanë kërkuar të gjithëve të shmangin zgjerimin e luftës, të reagojnë ndaj deklaratave të shprehura nga Putin sot”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Heorhii Tykhyi.
Ai e quajti retorikën e Putinit “shantazh” që synon të dekurajojë partnerët e Kievit dhe të testojë presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump, i cili është zotuar të kërkojë një fund të shpejtë të konfliktit pa specifikuar se si.
“Putini padyshim që përpiqet të ndikojë në administratën e re amerikane me këto deklarata dhe ai përpiqet të tregojë në thelb se kjo administratë e re është e dobët”, përfundoi Tykhyi.
Burimi