“Punën time e bëra”, Alkaraz i shkruan Spanjës pas triumfit në Wimbledon: Tani finalja e ‘EURO 2024’
Spanja përgëzoi Karlos Alkaraz, i cili fitoi turneun e tij të katërt Grand Slam, duke triumfuar në Wimbledon:
“Karlos Alkaraz pushton Londrën dhe fiton Wimbledon-in e tij të dytë!! URIME për fitimin e Grand Slam-it tuaj të katërt, Charly!! Grand Slam-i juaj i katërt… KATËR…A mundeni ta thoni sërish atë numër?”, ka shkruar kombëtarja spanjolle.
Karlos Alkaraz pas fitores së turneut të Wimbledon ka folur për finalen e “EURO 2024” mes Spanjës dhe Anglisë. Ja fjalët e tenistit spanjoll:
“Tani ka futboll, ku do ta shikoni dhe me kë? “Me stafin tim, nuk e di se ku. Do ta shikoj sigurisht. Kam bërë punën time dhe ne do te shikojmë futboll. Do të jetë një ndeshje e vështirë, do ta shikoj dhe do të shoh kush fiton”.karlos alkaraz kampioni i wimbledon
Burimi