Publikohet fotoja e dasmës së Ismail dhe Helena Kadare, mungon fustani i nusërisë

Publikohet fotoja e dasmës së Ismail dhe Helena Kadare, mungon fustani i nusërisë

Besiana Kadare, vajza e vogël e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të rrallë të Ismail dhe Helena Kadare.
Çuditërisht bashkëshortja e shkrimtarit të madh nuk ka veshur një fustan nusërie tipik, por një fustan të thjeshtë, shumë në modë për vitet ’60-70.
Në foto çifti shihen në ditën e tyre të dasmës të lumtur dhe të rrethuar nga miqtë e tyre. Fragment jete të cilin Helena e përshkruan ndër kujtimet te “Kohë e pamjaftueshme”.
Në foto mund të dallohen ndër të tjerë dhe Naum Prifti dhe Dritëro Agolli.
“Foto shumë e rrallë nga dasma e prindërve në 1963. Në të majtë dalloj Naum Priftin, në të djathtë, në cep, Dritëroin”, shkruan Besiana në rrjetet sociale.
ismail kadare helena kadare dasma
Burimi