Publikohet axhenda e ekipeve shqiptare për sfidat e kthimit në Europë, mësoni datat dhe oraret
Turi i parë i kompeticioneve ndërkombëtare për klube ka parë të impenjuara në këtë aktivitet shumë skuadra shqiptare, të cilat kanë zbritur në fushë në ndeshjet e para të tyre. Në mesjavë, luhen ndeshjet e kthimit me shumë ekipe që kanë shanse reale për kualifikimin në turin tjetër.
Nga skuadrat e Superiores, Egnatia luan të mërkurën në Ligën e Kampioneve me synimin për të përmbysur humbjen minimale përballë Torpedo Kutaisi, teksa tre ekipet e tjera nga kampionati ynë luajnë një ditë më vonë.
Vllaznia e nis e para me ndeshjen ndaj Valur që luhet në orën 18:00. Ndërsa më pas e ka radhën Partizani në orën 19:00 dhe Tirana në orën 20:00. Bie në sy se si Egnatia, ashtu edhe Tirana, do të luajnë në dy ditë të njëpasnjëshme në “Elbasan Arena”, pasi stadiumi i Rrogozhinës nuk përmbush kriteret e UEFA-s për kompeticionet ndërkombëtare, ndërsa ekipet kryeqytetase kanë mbetur aktualisht pa stadium në Tiranë.
Liga e Kampioneve
16 korrik
Ballkani-Santa Koloma 16:30 (2-1)
Deçiç Tuz-Nju Saints 21:00 (0-3)
17 korrik
Struga-Slovan Bratislva 17:00 (2-4)
Egnatia-Borac Banja Luka 21:00 (0-1) (“Elbasan Arena”)
Liga e Europës
18 korrik
KF Llapi-Visla Krakov 16:30 (0-2)
Liga e Konferencës
18 korrik
Vllaznia-Valur 18:00 (2-2)
Marsashlok-Partizani 19:00 (1-1)
Tirana-Torpedo Kutaisi 20:00 (1-1) (“Elbasan Arena”)
Shklndija e Tetovës-FC Noah 20:00 (0-2)
Buduçnost Podgorica-Malisheva 21:00 (0-1)
*Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të paratirana vllaznia partizani egnatia kupat e europës
Burimi